Ekspozita ‘Realitete të zgjeruara’ hapet sot në Galerinë ‘Qahili’

Galeria “Qahili” në Prishtinë hap sot ekspozitën personale të artistes gjermane, Monika Kropshofer, “Realitete të zgjeruara”

Përmes një njoftimi, menaxhmenti i Galerisë “Qahili” njofton se arti i Monika Kropshofer është arti i dialogut, përmes së cilit, fotografia dhe piktura, saktësia dhe shpërbërja, gërshetohen në kompozimet e saj.

Ekspozita është kuruar nga artistja Tamara Tziroulnikoff dhe do të jetë e hapur deri më 12 tetor 2019.