Pamje nga ekspozita ‘Arti gjatë pandemisë’. Foto: KALLXO.com

Ekspozita për pandeminë hapet në Galerinë Kombëtare

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur dje në mbrëmje ekspozita “Arti gjatë pandemisë: Bazuar në ngjarje të vërtetë”.

Ekspozita prezanton përvojat e artistëve gjatë pandemisë dhe ndikimin që ajo pati për më shumë se një vit në krijimtarinë artistike.

Të bllokuar për muaj të tërë, me kufizim të lëvizjes, pa mundësi pjesëmarrje në aktivitete artistike, krijuesit pamorë janë detyruar të gjejnë forma të ndryshme, alternative të shprehjes artistike.

Ekspozita është hapur me performancën, “Natyral” e cilat tregon kaosin e përjetuar nga pandemia.

Artisti Gazmend Ejupi, kurator i ekspozitës është shprehur se idetë e krijuesve të rinj duhet të përqafohen dhe t’ju jepet shumë hapësirë dhe mbështetje.

“Në hapje të ekspozitës publiku pat rast të shoh një performancë artistike përmes së cilës prezantohet mënyrën se si është përjetuar kaosi nga COVID-19, sikur një armik i padukshëm që nuk po e dimë kur fillon dhe kur përfundon”, ka thënë Ejupi.

Artistët pjesëmarrë: Avdi Hajdari, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Jetullah Sylejmani, Luan Bajraktari, Laureta Hajrullahu & Shkamb Jaka, Renea Begolli dhe Valdrin Thaçi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10.12. 2021.