Ekspozita ‘Një ditë e zakonshme shtatori’ hapet sot në galerinë ‘Qafa’

Krijuesi Vehbi Murati do të hapë sot në mbrëmje ekspozitën e tij personale “Një ditë e zakonshme shtatori” në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, “Qafa”.

Ekspozita “Një ditë e zakonshme shtatori” hapet në ora 19:00, ndërsa do të qëndrojë e hapur në këtë galeri deri më 3 tetor 2019.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen piktura të cilat autori i ka realizuar viteve të fundit dhe janë kryesisht të formateve të mëdha.

Përmes këtyre veprave paraqiten kryesisht situata të “zakonshme” të cilat mund të jenë të një dite të zakonshme shtatori.

Ekspozita “Një ditë e zakonshme shtatori” është kuruar nga Mehmet Behluli.