Dy filma kosovarë në garën kryesore të Festivalit të Filmit në Sarajevë për 2020    

Filmat “Galaktika e Andromedës” nga More Raça dhe “Exil’ nga Visar Morina do të jenë pjesë e kategorisë kryesore garuese në edicionin e sivjetëm të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Sarajevës, që do të mbahet nga 14 deri më 21 gusht 2020. 

Filmi “Galaktika e Andromedës” do të ketë premierë botërore në këtë festival, ndërsa “Exilpremierën regjionale. 

49 filma të zhanreve dhe metrazhet të ndryshme në të gjitha kategoritë do të shfaqen në edicionin e 26-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës 

 Dy filmat kosovarë do të garojnë në kategorinë kryesore, “Feature Film 2020”, së bashku me 6 filma tjerë nga vendet të ndryshme. 

 “Gjithsej 49 filma do të garojnë për çmimet “Zemra e Sarajevës” në edicionin e 26-të Festivalit tw Filmit në Sarajevë. Katër pjesët e konkursit të Festivalit – për filmin artistik, dokumentar, të shkurtër dhe studentor – do të shfaqin 29 premiera botërore, 6 ndërkombëtare, 2 evropiane, 11 rajone dhe 1 Bosnje-Hercegovinë”, thuhet ndër të tjerash në uebfaqen e festivalit. 

Përzgjedhja e dy filmave kosovarë në garën kryesore të festivalit të Sarajevës për këtë vi është përshëndetur edhe nga vit nga ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi. 

“Nga pozita e ministres dhe nga pozita ime personale gëzohem që filmat që ka financuar MKRS-ja përmes QKK-së, kanë arritur sukses në kinematografinë evropiane. MKRS-ja do të përkrahë gjithmonë iniciativa dhe projekte filmike që kanë kualitet të nivelit evropian, dhe me anë të  cilëve prezantojmë shtetin dhe kulturën tonë në arenën ndërkombëtare”, u thënë ministrja Dumoshi. 

Që të dy filmat janë financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.