Takimi Dumoshi -Ibrahimi. Foto: MKRS

Dumoshi takoi vajzën që ngjiti pesë majat e Himalajeve

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe sportit, Vlora Dumoshi ka pritur sot në MKRS-së, alpinisten Flutura Ibrahimi, të njohur më shumë si Uta Ibrahimi.

Përmes një njoftimin në Facebook, MKRS-ja ka njoftuar për takimin.

Siaps njoftimit, ministrja, Vlora Dumoshi ka takuar sot Flutura Ibrahimin, më shumë të njohur si Uta e Maleve, vajzën e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur 5 majat e Himalajeve.

“Ibrahimi e njoftoi ministren më shumë për vazhdimësinë e projektit të saj ‘14 Majat më të larta të tokës’ dhe ekspeditat e radhës në Anapurna, Makalu dhe K2 majën më të rrezikshme në botë. Ministrja tha se Uta do të ketë mbështetjen e saj si ministre dhe të MKRS-së për rrugëtimet e saja drejtë çative të botës, ku besoj sërish do të valojnë flamuj tonë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së në Facebook.