Dua Lipa, Foto: RTV 21

Dua Lipa nominohet për nëntë çmime në Billboard Music Awards

Dua Lipa është nominuar për kategori çmimesh në Billboard Music Awards.

Lipa e cila aktualisht po prek majat e suksesit është nominuar në nëntë kategori dhe është njëra prej artistëve më të nominuar për këto çmime:

“Artisten më të mirë të vitit”,
“Artisti/ja më i/e mirë në shitje të këngëve”,
“Artisti/ja kryesor/e në Billboard Global (përjashtuar SHBA)”,
“Kënga e mirë në Top 100”, “Kënga më e dëgjuar “,
“Kënga më e shitur”,
“Kënga më e dëgjuar në Radio”,
“Kënga më e shitur”,
“Kënga më e mirë nga Billboard 200”,
“Kënga më e mirë Dance/Electronic”.

Në pesë kategori Lipa është nominuar me këngën “Levitating”, kurse në kategorinë “Kënga më e mirë Dance/Electronic”, është nominuar me “Cold Heart — PNAU Remix”.