Dua Lipa: Ndonjëherë duhet t'i tregosh njerëzve se sa shqiptare je

“Sunny Hill Festival” sot po shënon natën e tretë dhe të fundit në Prishtinë. Edhe pse themeluesja e këtij festivali nuk ka performuar në këtë skenë ajo është përkujdesur që në dy netët e para t’i përshëndes publikun që është mbledhur për të ndjekur artistët.

Gjatë natës së dytë të festivalit Dua Lipa së bashku me reperin shqiptar që po bën karrierë në ShBA, Gashi kanë vallëzuar nën tingujt e valles së Rugovës. Dua Lipa në krahët e saj kishte hedhur flamurin kombëtar gjatë vallëzimit.

Për të kujtuar këtë moment ajo ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram dhe ka shkruar se ndonjëherë thjesht duhet të tregosh se sa shqiptare je.

https://www.instagram.com/p/B0vaPKbhPJ0/?utm_source=ig_web_copy_link