Foto: REL

Drama ‘Sfinga e gjallë’ shfaqet sot reprizë në Teatrin Kombëtar

Shfaqja “Sfinga e gjallë” me tekst të Rexhep Qosjes dhe regji të Blerta Nezirajt jepet sot reprizë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Drama, në konceptin e regjisores Neziraj, zhbiron dramën tabu të pasluftës në Kosovë dhe vrasjet politike ‘misterioze’ të disa prej intelektualëve, gazetarëve e politikanëve kosovarë.

Pas përfundimit të luftës disa nga ‘lordët e luftës’ në Kosovë u përfshinë në një valë të vrasjeve të kundërshtarëve politik – kryesisht zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovë – të cilët paraprakisht etiketoheshin si ‘ ‘bashkëpunëtorë të armikut’ e ‘sabotues’.

Në shfaqje luajnë: Fatmir Spahiu, Edona Reshitaj, Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Shpejtim Kastrati, Dukagjin Podrimaj.