Drama 'La RREM’ shfaqet premierë më 9 prill në Teatrin Kombëtar

Shfaqja “La RREM”, me tekst të Arian Krasniqit dhe regji të Kushtrim Koliqit, shfaqet premierë më 9 prill 2021 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

TKK-ja ka publikuar sot orarin e dhënies së shfaqjeve për muajin prill dhe përveç premierës, gjatë këtij muaj kjo shfaqje do të ketë edhe tri repriza.

Drama “La RREM” i kushtohet figurës së Muharrem Qenës, si projektuesi i frymës moderne në artet skenike muzikor në Kosovë.

Muharrem Qena ishte regjisor, aktor, kantautor. Konsiderohet ndër themeluesi e skenës moderne teatrore në vend.

Teatri i Qytetit të Mitrovicës mban emrin “Muharrem Qena”.

Qena ka lindur në Mitrovicë më 1934 dhe ka vdekur në Prishtinë më 2006.