‘Dokufest’ sjell sot filmin dokumentar ‘Forgiving the Blood’

Filmi dokumentar britanik “Forgiving the Blood” (Falja e gjakut) që flet mbi gjakmarrjen dhe kodin kanunor shqiptar jepet sot në Kinemanë ‘Lumbardhi outdoor’, në Prizren, duke filluar nga ora 20:00.

Filmi me regji të Melissa Llewelyn-Davies dhe dhe me Lala Meredith-Vulën si hulumtuese kryesor, shfaqet në kuadër të Festivalit Dokufest 2019 dhe sjellë një pjesë të një prej historive më tragjike të shqiptarëve, gjakmarrjen.

‘Forgiving the Blood’ është pjesa e parë e një trilogjie për pasionet në tri kombe europiane.

Kjo pjesë fokusohet te një bujk shqiptar i cili duhet të vendosë nëse do ndjek kodin antik të nderit të tij, që nënkupton se duhet të marrë hak ndaj një fqinji i cili ka vrarë të birin e tij gjatë një mosmarrëveshjeje për bagëtinë, apo ta falë armikun në emër të bashkimit të shqiptarëve kundër serbëve.

Organizatorë kanë bëtë të ditur se regjisorja Melissa Llewelyn Davis, Lala Meredith Vula dhe Neriman Kamberi do të jenë prezentë dhe do të marrin pjesë në një diskutim pas shfaqjes së filmit.

Edhe gjatë ditës së sotme Dokufest-i ka një program të ngjeshur me filma me interes për publikun e gjerë dhe aktivitete përcjellëse.