Dokufest shpall filmat garues për 2020 

Janë 90 filma nga 51 vende të ndryshme të botës të cilët janë pjesë e programit garues të Edicionit të 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest . 

Edicioni sivjetëm mbahet nga 7 deri më 2 gusht 2020. Gjithë programi i këtij edicioni do të shfaqen në mënyrë digjitale për shkak të coronavirusit, në bashkëpunim me Festival Scope dhe Shift72. 

Filmat do të do të transmetohen në formë digjitale, në platformën e cila do të krijohet nga DokuFesti, në kuadër të webfaqesdokufest.com. 

Këtë vit DokuFest ka krijuar edhe një program të ri garues, Truth (E vërteta), për filmat mes zhanrit të dokumentarëve dhe gazetarisë hulumtuese.  

“Sivjet kemi shtuar një kategori garuese në krahasim me vitet e kaluara, në kategorinë garuese, ‘Truth’, një lloj në mes të filmit dokumentar dhe gazetarisë hulumtuese, që kanë të bëjnë më shumë me gazetari hulumtuese, afera, etj.”, ka thënë Nurkollari, në një prononcim për Kallxo.com 

 Programet im filmave garuese të DokuFest 2020: 

Gara e dokumentarëve të Ballkanit 

Gara e dokumentarëve Ndërkombëtar 

Gara e filmave të shkurtër 

Gara e dokumentarëve për të drejtave të njeriut 

Gara e dokumentarëve të mjedisit 

vërteta 

Gara kombëtare