DOKU.TECH prezanton programin në kuadër të Dokufest që mbahet më 3 gusht, në ITP Prizren  

Edicioni i 11-të i DOKU.TECH në Dokufest  3 – 4 gusht 2024 Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren

Nën temën “Ta sjellim të Ardhmen më afër, së bashku”, edicioni i 11-të i DOKU.TECH në festivalin e tij mëmë, Dokufest, do të ketë një fokus më të lartë në ndërthurjen e artit dhe teknologjisë.

Programi do të mbahet në datat 3 dhe 4 gusht 2024, në hapësirat inovative të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP), në Prizren.

Për të eksploruar më shumë se si teknologjia po e ndikon fushën e artit, Doku.Tech do të sjell nga Amerika në Kosovë folësin Dr. Ahmed Elgammal, profesor i shquar në Universitetin Rutgers dhe drejtor i Laboratorit të Artit dhe Inteligjencës Artificiale, i cili gjatë sesionit të tij do të shtjellojë revolucionin e artit të shkaktuar nga IA.

Lexo më shumë

Më tej, gjatë panelit të diskutimit do të diskutohet për konvergjencën e artit dhe teknologjisë me panelistë të shquar si Dr. Ahmed Elgammal, Hana Zeqa – artiste, Laureta Hajrullahu – artiste si dhe Gazmend Ejupi – dekan i Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale në kolegjin UBT.

Lexo më shumë

Derisa, për audiencën DokuKids, Doku.Tech sjell një punëtori dy ditore, e cila fokusohet në fuashën e të dhënave dhe inteligjencës artificiale.

Lexo më shumë

Programi i Doku.Tech është FALAS dhe i hapur për të gjithë. Regjistrohu TANI.