Pamje nga djegia e gjimnazit të vjetër në Ferizaj. Foto: KALLXO.com.

Djegia e objektit të trashëgimisë në Ferizaj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

Një ditë pas nisjes së restaurimin objekti i vjetër i gjimnazit “Ismail Qemali” në Ferizaj, është përfshirë nga zjarri. Zjarri që kaploi këtë objekt në orët e hershme të 14 marsit ka dëmtuar rëndë këtë objekt për të cilin thuhet se është shkolla e parë shqipe në këtë qytet.

Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme, çka ka shtyrë policinë dhe prokurorinë të nisin hetime.

Hajrulla Çeku, ministër i MKRS-së ka vizituar të martën pa dite objektin, i cili po vazhdonte të digjej. Bashkë me ministrin Çeku, në vendngjarje dolën edhe Shukri Jashari, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe Basri Shabani, drejtor i Policisë së Rajonit të Ferizajt.

Ministri Çeku e quajti krim djegien e ndërtesës dhe u zotuar se MKRS-ja nuk do të heq dorë nga restaurimi i këtij objekti.

;

“Kush do që ka bërë përpjekje për ta dëmtuar një investim në një projekt të shteti nuk do t’ ia, sepse restaurimi do të vazhdojë. Ne kem formuar ekipin që do të vlerësojë dëmin dhe më pas do të nisni puna për restaurimin e objekti” – tha ai.

Çeku tha se për restaurimin e këtij monumenti të mbrojtur MKRS ka ndarë 500.

Sipas tij, më 13 mars ka nisur pastrimi rreth objektin si faza e parë e punës për restaurimin këtij objekti, ndërsa më 14 mars ishe paraparë vënia e rrethojave mbrojtëse.

Prokurori Shukri Jashari tha se është autorizuar Policia për hetimin e rastit.

“Ju siguroj se në momentin që identifikohet personi, ai do të arrestohet dhe do të sillet para drejtësisë” tha Jashari. Kurse, drejtori i Policisë së Ferizaj  Basri Shabani ka thënë se policia është duke bërë hetimet për gjetjen e fajtorëve. “Janë duke u bërë të gjitha veprimet për zbulimin e kryerësit të kësaj vepre penale” – ka thënë ai.

Ndërsa, zyrtarë të Komunës së Ferizaj fajësojnë MKRS-në për shpërthimin e zjarrit.

Selim Marevci, zëdhënës i Komunës së Ferizajt ka thënë se restaurimi nisi pa u krijuar kushtet e sigurisë.

“Ky objekti pat mbetur në dorën e MKRS, pasi është objekti i trashëgimisë kulturore, punë kryesi ka filluar pa bërë  sigurimin e duhur të vendpunimit sipas ligjit, duke pasur parasysh se afër objekti është edhe shkolla fillore” – tha Marevci.

Pamje nga djegia e gjimnazit të vjetër në Ferizaj. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga djegia e gjimnazit të vjetër në Ferizaj. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga djegia e gjimnazit të vjetër në Ferizaj. Foto: KALLXO.com.