Foto: Regard/ Facebook

DJ me prejardhje nga Kosova nominohet në “Brit Awards 2021”

Dardan Aliu nga Kosova, i njohur me emrin artistik ‘Regard’ është nominuar këtë vit në garën prestigjioze britanike të ndarjes së çmimeve muzikore “Brit Awards 2021”.

DJ me prejardhje nga Ferizaj, është nominuar në kategorinë për këngën më të mirë britanike të titulluar “Secrets” në bashkëpunim me Raye.

Këtij lajmi i është gëzuar vet artisti, i cili përmes Facebook-ut ka falënderuar mbështetësit e tij.

“Nuk mund ta besoj që ‘Secrets’ është nominuar për këngën britanike në ndarjen e çmimeve këtë vit të BRIT Awards. Thjesht dua të them shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, kjo nuk do të ishte e mundur pa ju të gjithë & jam përgjithmonë mirënjohës për të gjithë fansat në të gjithë botën, Dashuri për RAYE-n për këngën mahnitëse”, ka shkruar ai.

Dardan Aliu e ka filluar karrierën e tij në vitin 2008 në zhanrin e muzikës “Electronic dance”, për të kaluar më pas në atë “Deep house”.

Në vitin 2019 ai arriti kulmin e suksesit duke marrë mbi mbi 700 milion shikime në kanalin e tij në YouTube.

Këtë vit në “Brit Awards” tri nominime i ka marrë edhe këngëtarja kosovare Dua Lipa.