Dita e tretë e seminarit të shqipes, kujtohet Pjetër Bogdani

Kontributi i Pjetër Bogdani për shqipen dhe kulturë shqiptare edhe sot mbete i rëndësishme. Ai la një trashëgimie krijues mjaft të rëndësishme, sa klasike aq edhe aktuale, që përbën një referencë më rëndësi për studime albanologjike gjatë kohës së tij.

Këto konkludime për Bogdani, dolën gjatë tryezës shkencore, “Oda e Bogdanit”, që u mbajtur sot në kuadër të Seminarit të shqipes.

Tryeza u organizuar me rastin e 330 vjetorit të vdekjes së Bogdasnit, ndërsa për veprën e Bogdani folën studiues të veprës dhe jetës së tij.

Studiuesi Kujtim Shala gjatë kumtesës së tij, “Libri i Bogdani”, ka folur rëndësinë dhe karakteristikat e librit ‘Çeta e profetëve”, sipas të cilët është një vepër me velra shkencorë e kulturore.

“Bogdani ishte mjeshtëri i ligjërimit. Ibrahim Rugova e lexonte veprën e Bogdanit si tekst të ri e të ringjallur, par si tekst të epokës sonë ndërsa kush për këtë veti të veprës e jepte çlirimin e saj nga veprimi i ideologjisë  së parë krejt paradoksale për një vepër doktrinale apo ideologjike si ajo e Bogdanit”,  ka potencuar ndër të tjerash studiuesi Shala.

Kurse studiuesja Evalda Paci, gjatë ekspozesë së saj ka potencuar se një vepër me realizim Kompleks si ajo e Bogdanit si nga përmbajtja dhe vëllimi do të lë gjurmë të ndjeshme në personalitetin e këtij autori

“Vepra e Bogdanit ka ndikuar në botimet e më vona të cilat parasë gjithash kishin objektivin të viheshin në përdorim në arealin ku shqipja flitej”,”, ka pohuar ndër të tjerash Paci.

Kurse Dom Lush Gjergji në kumtesën e tij me titull “Imzot Pjetër Bogdani njeri i fesë, kombit dhe kulturës”, ka potencuar se vepra e Bogdanit nuk mund të kuptohet pa dimensionin fetar.

“Qëllim Bogdanit mbrojtjen e popullit shqiptar nga ndikimet dhe sundimet e të huajve, zhvillimin fetar kulturor dhe shpirtëror dhe çlirimin nga robëria dhe injoranca nëpërmjet zgjimit fetar dhe kombëtar”, ka thënë Dom Lush Gjergji