"EtnoFest 2024”. Foto: EtnoFest.

Dita e pestë e “EtnoFest”, teatri nga Tirana jep shfaqjen “Keqkuptimi”

Shfaqja “Keqkuptimi” e Teatrit Metropol, Qendra Kulturore Tirana, jepet sot, më 14.08.2024, në ditën e pestë të festivalit “EtnoFest”, që po mbahet në Kukaj të Prishtinës.

“Keqkuptimi” me tekst të Albert Kamy-s dhe regji të Inis Gjonit jepet në ora 20:00.

Në ditën e pestë të “EtnoFestit” në program është edhe performanca muzikore e etno-ansamblit, “Zëri i Kamenicës” nga Kamenica, e cila fillon nga ora 19:00.

Po sot (14.08.2024) në kuadër të ‘”Etnofestit” në program është edhe performanca gastronomike dhe punëtoria “Laboratori për sistemin e Grotovskit” me artistin italian, Mario Biagini.

Ndërkaq, debati “Bisedat për problemet dhe pengesat që pamundësojnë arritje e lumturisë “ do të mbahet duke filluar nga ora 17:00.

Kjo ditë e “EtnoFestit” do të mbyllet me “Etno nejën” dhe me ‘after party‘.