Dita e Pavarësisë, dy ekspozita hapen në Muzeun Kombëtar të Kosovës

Dy ekspozita janë hapur sot në Muzeun Kombëtar Kosovës për të shënuar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”, organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Arkivi i Shqipërisë në bashkëpunim edhe me Muzuen e Kosovës  është hapur në Lapidariumin e MKK-së.

Në kuadër të kësaj ekspozite janë ekspozuar materiale e dokumente të periudhave të ndryshme për Kosovën nga arkivi.

Ndërsa ekspozita  “Trashëgimia Arkeologjike Adriatiko-Mediteriane në Kosovë”  me autor Tomor Kastrati  është hapur në Muzeun e Kosovës.

Kjo ekspozitë pasqyron historikun e Kosovës që nga antikiteti deri në çlirim më 199, përmes artefakteve të ndryshme.

Ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”, dhe “Trashëgimia Arkeologjike Adriatiko-Mediteriane në Kosovë”  janë pjesë e aktiviteteve shtetërore për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.