Digjitalizohet Muzeu i Mitrovicës

Tani e tutje vizitat në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës mund të bëhen edhe në mënyrë virtuale.

Për pak minuta e nën shoqërinë e tingujve të muzikës nga Muharrem Qena, vizitorët kanë mundësi të realizojnë një udhëtim të veçantë për të parë eksponatet dhe materialet e ekspozuara në të gjitha sektorët e Muzeu të Mitrovicës.

Projekti “Digjitalizimi i Muzeut të Mitrovicës/ Mundësimi i shëtitjes virtuale”  është realizuar nga OHVSH “Trungu” dhe është financuar nga Ministria e Kulturës.
Projekti është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me stafin e Muzeut dhe me kompaninë “Lapsi 360°”.

Muzeu i Mitrovicës është i vendosur në ndërtesën e ish-Armatës, aset i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje.

Linku për të vizituar Muzeun e Mitrovicës.