Foto: Kallxo.com

Dhimbja e eksodit dhe kthimit përmes fotografive të Ridvan Slivovës

Përmes 20 fotografive, fotoreporteri Ridvan Slivova shpërfaq vuajtjen e popullit shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në mesin e shumë artdashësve sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita “Jeta nën qiell e najlon”.

Fotoreporteri duke gërshetuar gjashtë storie e periudhës mars-gusht 1999, pasqyron dhimbjen, shqiptarëve, ikjen nga vendi i tyre, fshatrat e braktisur, përndjekjen e popullsisë, kthimin në shtëpitë e ssshhhkatërruara dhe plagën e me të pagjeturit në Kosovë.

“Këto fotografi i kam realizuar gjatë kohës që edhe vet kam qenë civil, i pambrojtur. Ekspozitën e kam ndarë me fotografi të fshatrave të braktisur, kthimin e popullsisë pas ikjes, gjenocidin, ndjekjen e njerëzve nga Kosova dhe të pagjeturit,” tha autori i ekspozitës Ridvan Slivova.

Ndërsa, ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi tha se kjo ekspozitë është vlerë historike dhe artistike e mbijetesës së popullit shqiptar.

“E përjetuat, e kapët dhe na e përcjellët historinë e Kosovës përmes fotografive,” tha Dumoshi.

Ridvan Slivova ka mbi 30 vjet përvojë si fotoreporter dhe ka ushtruar profesionin e tij në tri luftëra.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com