COVID-19 rezikon mbylljen e institucioneve kulturore

Infektimi i punëtores së Galerisë së Kombëtare të Kosovës me COVID-19 ka krijuar panik në institucionet kulturore në vend.

Më shqetësuese situatën e bën edhe mundësia që COVID-19 të ketë prekur edhe punëtorët e ansamblit “Shota”. Dyshimet janë se të paktën një punëtor i këtij ansambli mund të jetë infektuar nga coronavirusi. Për këtë rast janë marrë mostra dhe rezultatet pritet gjatë ditëve të sotme.

Pas rastit të konfirmuar GKK-ja ësht mbylllur, ndërsa të njëjtin fat pret ta ketë ansabli “Shota” nëse rasti i dyshuar del pozitiv.

Përveç në GKK dhe dyshimet në ansamblin “Shota”, institucionet tjera nuk kanë rezultuar me ndonjë punëtorë të infektuar e as të dyshuar qoftë edhe për kontakte të mundeshme.

Jehona Shyti, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në MKRS, ka deklaruar për Kallxo.com se MKRS për punëtorin e dyshuar të ansamblit ‘Shota” rezultatet priten sot, ndërsa punëtorët e Galerisë që kishin kontakte me punëtorin e infektuar kanë dhënë mostrat dhe priten rezultatet.

“Punëtorëve që kanë pasur kontakte me punëtorin e Galerisë Kombëtar u kemi rekomanduar që të vetëizolohen, në pjesë e punëtorëve kanë dhënë mostra për testim dhe priten rezultatet. Edhe për “Shotën” kemi dhënë rekomandime dhe në momentin që do të marrin rezultatet e punëtorit të dyshuar, rekomandime që gjithë ata që kanë pasur kontakt të izolohen dhe marrjen e masave që dalin nga rekomandimet e IKSHP”, ka thënë Shyti.

Ajo ka përjashtuar mundësinë e testimeve të punëtorëve të institucioneve të kulturës për COVID-19, duke lënë të kuptohet se vetëm kur kanë kontakte me të infektuar mund të testohen.

“Për t`u mbrojtur nga COVID ne u kemi siguruar institucioneve materialet mbrojtëse, si: dezinfektues, maska e materiale tjera, distancën sociale, higjienën personale e rekomandimeve të IKSHPK”, ka thënë drejtoresha Shyti.

Zyrtarë të institucioneve kulturore që kishin kërkuar testimin punëtorëve të tyre edhe para se të shfaqjes rasti i parë me coronavirus, përsëri kërkojnë testimin e punëtorëve.

Shoqata Sindikale e punëtorëve të ansamblit “Shotës”, e cila edhe më herët kishe kërkuar testimin e punëtorëve të ansambli ka kërkuar verifikimin dhe testimin e punëtorëve të kontaktit.

“Kërkojmë nga organet kompetente të bëjnë gjitha verifikimet dhe të bëjnë analizat dhe testet e punëtorëve të kontaktit”, thuhet në reagimin e sindikalistëve të ‘Shotës’ në Facebook.

Testime të punëtorëve janë kërkuar edhe nga zyrtarë të Baletit Kombëtar.

“Sa i përket testimeve kam kërkuar qysh me datën 22 maj, por nuk ka pas ndonjë lajm rreth kësaj çështje”, ka thënë Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar.