COVID-19, mbyllet për dy javë Qendra Kinematografike 

Një punëtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.  

Për shkak të evidentimit të rastit të parë me coronavirus QKK-ja është mbyllur përkohësisht. 

QKK-ja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak se një punëtor i saj ka rezultuar me coronavirus është detyruar të mbyllet përkohësisht dhe punën ta vazhdojë vetëm online. 

 “Ju njoftojmë që në dy javët e ardhshme do të punojmë vetëm online, ndërsa zyrat e QKK-së do të jenë të mbyllura, për shkak që njëri nga pjesëtarët tanë ka dalë pozitiv me Covid-19. Për çdo kërkesë ju lutemi të na drejtoheni përmes emailit [email protected]”, thuhet në njoftimin e QKK-së.