Coronavirusi shtyn mbajtjen e ‘EtnoFestit’ për në shtator

Edicioni i dhjetë i festivalit të traditës, “EtnoFest” nuk do të mbahet në datat e përcaktuara më parë nga organizatorët, 20-25 gusht 2020.

Për shkak të situatës me COVID- 19 mbajtja e këtij festivali është shtyrë për një muaj.

Këshilli organizativ i “EtnoFestit” ka njoftuar se për shkaka të situatës me COVID-19 “EtnoFest 2020” do të mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2020.

“Përkundër përgatitjeve dhe dëshirës që të mbajmë edicionin e dhjetë të ‘EtnoFest-it’ në datat e paralajmëruara, për shkak të degradimit të situatës sanitare, jemi të obliguar që festivalin ta shtyjmë për datat 20-25 shtator. Gjithmonë me shpresën se do të krijohen rrethana sanitare optimale ne raport me pandeminë Covid 19”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ të “EtnoFestit”.