Çmimet e Edicionit të 15-të të Festivalit të Komedisë Shqiptare në Preshevë

Shfaqja “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” e Teatrit “DVSH” ka marrë dy çmimet kryesore të Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” që u mbyll dje në mbrëmje në qytetin e Preshevë.

Shfaqja nga Tirana “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” ka marrë çmimin ‘Shfaqja e  mirë’ dhe çmimin ‘Regjia më e mirë’, që shkoi për dy regjisorët e kësaj shfaqje: Donard Hasani dhe Valdrin Asani, të Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”.

Çmimin ‘Aktori më i mirë’ e mori Kushtrim Qerimi, për rolin në shfaqjen “UN Inspektori” të teatrit  “Adriana” të Ferizaj. Kurse çmimi ‘Aktorja më e mirë” shkoi për Tringa Hasanin, për rolin në  shfaqjen “Vrapo pas gruas tënde” të Teatri të Gjilanit.

Çmimi ‘Aktori më i mirë joprotagonist’ iu dha Gëzim Bucollit, për rolin në shfaqjen “Vrapo pas gruas tënde” nga teatri i Gjilanit, ndërsa çmimin ‘Aktorja më e mirë joprotagoniste’ i takoi Edona Berisha –Bekteshit për rolin në shfaqjen  “UN Inspektori të Teatrit “Adriana” të  Ferizajt,

Kurse Çmimi Special i Festivalit shkoi për Teatri i Qytetit te Kumanovës me shfaqjen “As andej, as këndej”.

Edicioni i 15-të i Festivalit të Komedisë “Ditët e Komedisë Shqiptare” u mbajt nga 16 deri më 20 tetor 2019, në Preshevë.

Festivali është organizuar nga Teatri i Qytetit të Preshevës dhe shfaqjet janë dhënë në Shtëpinë e Kulturës së këtij qyteti.