Cila është maska juaj?

Pandemia e COVID-19, e cila ka paralizuar ekonomitë e pothuajse çdo vendi, shkaktoi edhe një bum fitimi të madh kryesisht dhe veçanërisht në sektorin shëndetësor: prodhimi i maskave mbrojtëse për këtë sektor u pa si mundësi profiti!

Maskat mbrojtëse që tani jemi mësuar të shohim kudo ku zhvillohet jeta shoqërore, më parë janë përdorur ekskluzivisht nga profesionistë dhe në ambiente profesionale.

Ndonjëherë ne kemi parë në TV lajme në lidhje me epidemitë lokale ose rreth qyteteve dhe vendeve ku ndotja e rëndë e ajrit po e bënte jetën e përditshme të padurueshme dhe madje të rrezikshme. Aty shihnim njerëz me maska, sa çuditshëm na dukej. Na kujtohen pamjet nga Kina, ku njerëzit nga ndotja e ambientit detyroheshin të përdornin maska mbrojtëse. Na kujtohet kur në Japoni pati shpërthim nuklear dhe ekspertet për të bërë korrigjimin e duhur, përveç veshjeve të caktuara, bartnin edhe maska mbrojtëse.

Në Evropë dhe SHBA, përveç në disa demonstrime kundër ndotjes së ajrit të shkaktuar nga objekte të ndryshme të papërgjegjshme industriale ose emetimeve toksike të shkaktuara nga automjetet motorike që përdorin lëndë djegëse fosile, maskat ​​mbrojtëse nuk u panë në jetën e përditshme.

Por për fëmijët e vegjël që rriten sot, duke parë njerëz që kanë një maskë mbrojtëse, kam frike që, do të jetë normale; ata do ta shohin të çuditshëm momentin kur të shohin të rriturit duke shëtitur pa një maskë mbrojtëse në hapësira publike!

Shumë sipërmarrës të zgjuar tashmë kanë filluar të prodhojnë maska ​​mbrojtëse të llojeve dhe cilësive të ndryshme.

Po, prodhimi i maskave mbrojtëse është bërë një biznes shumë fitimprurës, sepse qeveritë janë duke bërë, me të drejtë ose jo do ta tregojë koha, presion ndaj qytetarëve të tyre për t’i mbajtur ato. Në disa vende, nëse jeni kapur duke mos mbajtur maskë mbrojtëse në sferat publike, zyrtarët dhe madje edhe policia do t’ju shërbejë me një njoftim mjaft të ashpër dhe nëse rezistoni, do të duhet të paguani një gjobë! Në disa vende mosmbajtaje e maskës, rezulton me dhunë fizike ndaj qytetarit.

Edhe stilistët e modës u hodhën në këtë fushë të re shumë fitimprurëse të tregtisë dhe filluan të krijojnë maska ​​mbrojtëse shumë elegante. Edhe markat e mëdha ndërkombëtare morën pjesë në këtë treg të lulëzuar me maska ​​mbrojtëse që mbanin logot dhe emblemat e tyre!

Duket se edhe pas tejkalimit të pandemisë COVID-19, shumë njerëz do të vazhdojnë të përdorin maskat e tyre mbrojtëse si një aksesor elegant! Estetik! Joshës! Margjinar!

Fjala “maskë” … çfarë do të thotë, nga rrjedh?

Ja çfarë thotë për maskën lugati “ARABIC – ENGLISH LEXICON i Edëard Ëilliam Lane”:

Një mbulesë e bërë nga rroba, lëkure, etj., për tërë ose një vetëm një pjesë të fytyrës, të prerë në forma dhe madhësi të ndryshme, në mënyrë që përdoruesit të mos njihen nga të tjerët, ose të argëtohen, të frikësojnë të tjerët, ose të mbrohen nga pluhuri, mikrobet etj.

Maska padyshim që është përdorur që nga ditët e para të njerëzimit…

Gjuhëtarët thonë se origjina e saj është arabe.

Kuptimi thelbësor i maskës në arabisht është “Të detyrosh një objekt ose person në një drejtim të caktuar në përputhje me një qëllim të caktuar”.

Kjo është në thelb ajo që bëjnë të gjithë maskat!

Në ritualet fetare dhe në shfaqjet teatrale, maskat e bëra artistikisht, që mbulonin të gjithë fytyrën e aktorit janë përdorur për të larguar vëmendjen e shikuesit nga personi prapa maskës, kështu duke ia dhënë vëmendjen rolit të cilin e ka luajtur një aktor teatri.

Grabitësit dhe bandat që dëshironin të fshehin identitetin e tyre, si dhe të trembnin njerëzit gjithashtu filluan të mbanin maska: së pari, të thjeshtë, të bërë nga rroba, duke mbuluar fytyrat e tyre vetëm pjesërisht, më pas nisën të përdornin maska me figura të cilat shprehnin një metaforë.

Kur armët vdekjeprurëse kimike filluan të përdoren në luftëra, të ashtuquajturat “maska ​​me gaz” hynë në përdorim – si për ushtarët, policët ashtu edhe për civilët. Këto maska në fillim kishin një pamje të frikshme, por tani, kushedi, nga aftësia e adaptimit që ka njeriu, mund të përdoren edhe si aksesuar.

Pastaj “emri” maskë u konceptualizua gjerësisht.

Ja siç e kemi në fjalor:

Pamje e jashtme e shtirë, pamje mashtruese; dukje që fsheh një ndjenjë, një gjendje a thelbin e vërtetë të diçkaje; mbulesë. Maskë miqësie. Maska e virtytit. Vuri maskën e demokratit (e internacionalistit). Ia grisi (ia çori, ia hoqi) maskën dikujt a diçkaje i zbuloi fytyrën e vërtetë dikujt a diçkaje, e nxori në shesh, e demaskoi. Hoqi (flaku) maskën doli me fytyrën e vërtetë, e zbuloi plotësisht veten se kush ishte. I ra maska i doli fytyra e vërtetë, u zbulua plotësisht kush ishte, u demaskua.

Fatkeqësisht, maskat më mashtruese dhe të rrezikshme nuk janë bërë prej pëlhure ose materiale të tjera që na mbulojnë fytyrën, por janë shprehje të fytyrës që njerëzit vihen në mënyrë që të fshehin mendimet dhe qëllimet e tyre të vërteta!

Të shohësh përmes tyre është pothuajse e pamundur!

Maska e vendosmërisë … maskë e pafajësisë … maskë shqetësimi i sinqertë … maskë e një politikani… maskë e një pseudopatrioti…maskë e … çfarëdo që përdoruesit e saj dëshirojnë që ne të mendojmë për ta dhe çfarëdo dëshirojnë që të bëjë përshtypje tek ne, çfarë dëshirojnë e u konvenon që ne të besojmë, – me fjalë të tjera, si me maskën e shprehjeve të na mashtrojnë!

Ato maska ​​mashtruese dhe të pabesë si duket do të vazhdojnë të vishen edhe pas pandemisë COVID-19!

Për të shpëtuar veten nga dëmi i paskrupullt që këto maska ​​na imponojnë ne duhet të jemi shumë vigjilentë dhe të guximshëm!

Por a do të çojë kjo në pandeminë e paranojës?

Kjo është një temë tjetër e rëndësishme për të cilën do të shkruajmë – prit!