Ceremonia e Golden Globes 2020: Lista e plotë e fituesve

Mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globi i Artë në Los Angeles  janë përzgjedhur aktorët dhe filmat më të mirë që kanë shënuar vitin 2019. Një numër i madh aktorësh, producentësh dhe regjisorësh ishin pjesë e kësaj ceremonie.

Sa i përket filmave, në kategorinë e zhanrit dramë, filmi  “1917” mori çmimin e më të mirit ndërkohë që në konkurrencë për këtë çmim ishin edhe filmat “The Irishman”, “Joker”, “Marriage Story” dhe “The Two Popes”.

Titullin ne aktores më të mirë në kategorinë e njëjtë i ka takuar aktores Renée Zellweger, për rolin e saj në filmin “Judy”, ndërkohë që për këtë çmim konkurronin po ashtu edhe  Cynthia Erivo, Scarlet Johansson, Saoirse Ronan dhe Charlize Theron.

Njëkohësisht, aktori më i mirë është zgjedhur Hoakin Phoenix me rolin e tij në filmin “Joker”. Për këtë çmim ishin të nominuar edhe aktorët Cristian Bale, Antonio Banderas, Adam Driver dhe Jonathan Pryce.

Sa i përket filmave në kategorinë e zhanrit Muzikë apo Komedi, ky titull i takoi “Once Upon a Time in Hollywood”. Titullin e aktores më të mirë në këtë kategori e mori Aëkëafina ndërsa për aktorin më të mirë në po këtë kategori, ky cmim i takoi Taron Egerton.l

Aktorja më e mirë në rolin dytësor u zgjodh Laura Dern ndërsa Brad Pitt  u zgjodh në të njëjtën kategori si aktori më i mirë mashkull në rolin dytësor.

Titullin e regjisorit më të mirë këtë vit e mori Sam Mendes për filmin e tij të titulluar “1917”.

Titullin e filmit  më të mirë në kategorinë e filmave jo-anglishtfolës e ka fituar filmi “Parasite” ndërsa titulli për filmin më të mirë të animuar  ka shkuar tek “Missing Link”. Çmimin për skenarin më të mirë filmik e ka marrë Quentin Tarantino për filmin “Once Upon a Time in Hollywood”.

Çmimi për muzikë filmi i ka takuar Hildur Guðnadóttir (Joker), kënga më e mirë origjinale është shpallur “I’m Gonna Love Me Again,” Rocketman – kompozuar nga  Elton John, dhe me tekst nga Bernie Taupin).

Sa i përket kategorisë së serialeve, për dramën më të mirë në këtë kategori është shpallur seriali  “Succession”, aktorja më e mirë Oliwia Colman për filmin “The Crown”, ndërsa aktori më i mirë Brian Cox po ashtu për dramën “Succession” .

Në kategorinë e serialeve të zhanrit Musical apo Komedi, seriali më i mirë është shpallur ‘Fleabag”, ndërsa aktorja Phoebe Waller-Bridge për rolin e saj në këtë serial. Titulli i aktorit më të mirë në këtë kategori i ka takuar aktorit Ramy Youssef për serialin televiziv “Ramy”.

Seriali filmik “Chernobyl” është përzgjedhur për titullin e më të mirit ne mini-seriale ndërsa titulli i aktorëve më të mirë në këtë kategori i ka takuar Michelle ëilliams për filmin “Fosse/Verdon” dhe Russell Crowe, për filmin “The Loudest Voice” mirëpo nuk mund të marrë pjesë në ceremoni sepse ai është në Australi duke luftuar kundër zjarrit shkatërrues atje që po kërcënon Australinë tash e disa javë.

Sa i përket rolit më të mirë mbështetës në kategorinë e mini-serialeve, këto çmime i takuan aktored Patricia Arquette për serialin filmik “The Act” dhe aktorit  Stellan Skarsgård për mini-serialin “Chernobyl”.