Burim Dërmaku boton librin për kreditë jo-performuese në Kosovë

Studiuesi Burim Dërmaku ka botuar kohë më parë librin, “Ndikimi i faktorëve makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë 2007-2019” (Impact of macroeconomik and banking factors on the level of non-performing loans in the banking sector in Kosova 2007-2019).

Ky libër është financuar dhe botuar nga Akademia Lambert (Lambert Academic) me fondacionin e saj në Gjermani, me shtrirje në Evropë dhe në të gjithë botën. Kjo akademi ka marrë përsipër edhe përkthimin e librit, distribuimin dhe marketingun për promovim botëror të studimit të Dërmakut.

Burim Dërmaku.Foto:Burim Dërmaku

Libri shqyrton kreditë me probleme apo kreditë jo-performuese në sektorin bankar, konkretisht ndikimin e faktorëve makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë gjatë periudhës2007-2019.

“Ndikimi i faktorëve makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë 2007-2019” është përkthyer në 8 gjuhët më kryesore të botës dhe është shpërndarë në tregjet më të mëdha të shitjes si: Amazon, Morebooks, Hachette, Barnes&Noble, Lightning Source, Ingram, Baker & Taylor, Mattheës Medical, NACSCORP, Bertrams, etj.

Studimi “Ndikimi i faktorëve makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë 2007-2019”  i Dërmaku është i vetmi i këtij lloji në Kosovës, dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e akademisë gjerman e cila duke parë rëndësinë e studimit ka kërkuar nga autori zgjerimin e hulumtimit deri në 2019.

Burim Dërmaku është i diplomuar Bachelor & Master për Banka Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës dhe në PhD (Doktoraturë) për Lidership në  University of Library Studies and Information Technologies, në Sofia të  Bulgarisë.

Dërmaku ka marrë pjesë në shumë programe ndërkombëtare trajnimi dhe një përvojë të gjatë në fushën e menaxhimit, në lidership, menaxhim , këshillim, media, marketing, shitje, etj.

Ndikimi i faktorëve makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë 2007-2019. Foto Burim Dërmaku