‘Bryma e vdekjes’ jepet sot në Teatrin Kombëtar

Shfaqja ‘Bryma e vdekjes’ me tekst të Milazim Krasniqit dhe regji të Burbuqe Berishës jepet sot reprizë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja rrëfen tmerret që përjetuan qytetarët kosovarë në Kampin e Ballcës në Maqedoninë Veriore gjatë luftës së Kosovës.

Të ndjekur me dhunë qindra mijëra shqiptarë nga vise të ndryshme të Kosovës u strehuan në Kampin e Ballcës në Maqedoninë Veriore, në kufi me Kosovën, në kushte të rënda.

Drama “Bryma e vdekjes” është realizuar në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Kjo shfaqja do të ketë edhe një reprizë nesër mbrëma në TKK.

Në shfaqje luajnë:  Afrim Muçaj, Naim Berisha, Bujar Ahmeti, Teuta Krasniqi, Albulena Kryeziu, Blerta Deliu-Kodra, Ismet Azemi, Xhejlane Godanci, Valmir Krasniqi etj.