‘Bryma e vdekjes’ hap sot festivalin 'Talia e Flakës'

Me shfaqjen e dramës, “Bryma e vdekjes” të Teatrit Kombëtar të Kosovës hapet sot në mbrëmje në Gjilan, festivali i dramës origjinale shqipe, “Talia e Flakës 2020”.

Shfaqja “Bryma e vdekjes” me tekst të Milazim Krasniqit dhe regji të Burbuqe Berishës jepet në ora 19:00 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Festivali “Talia e Flakës 2020”, mbahet në kuadër të manifestimit kulturor mbarëkombëtar kulturor “Flaka e Janarit 2020” që këtë vit po mban edicionin e 29-të.

Festivali i ‘Talia e Flakës” do të zgjas deri më 26 të këtij muaji, ndërsa do të shfaqen edhe 4 drama tjera: ‘Shkamat” e “Etnofestit”, “Graviteti” i Teatrit “Oda”, ‘Trenat” e Teatrit Kombëtar dhe “a.y.l.a.n” e Teatri të Gjilanit.

Shfaqja ‘Bryma e vdekjes” është një rrëfim për tragjeditë që pësuan familjet kosovare gjatë luftës së fundit në Kampin e Bllacës në Maqedoni.

Në shfaqje luajnë: Afrim Muçaj, Bujar Ahmeti, Teuta Krasniqi, Albulena Kryeziu, Blerta Deliu-Kodra, Ismet Azemi, Xhejlane Godanci, Valmir Krasniqi, Shpejtim Kastrati, Adhurim Demi, etj.