Ylli i muzikës pop, Britney Spears

Britney Spears thotë nuk do të performojë përderisa babai ia kontrollon karrierën

Këngëtarja e njohur amerikane, Britney Spears, ka thënë se nuk do të interpretojë më derisa babai i saj mban kontrollin mbi karrierën e saj si pjesë e një vendimi të gjykatës të marrë më 2008, raporton BBC. 

Mesazhi i këngëtares është i fundit në një seri të komenteve emocionale të publikut për aranzhimin që kontrollon punët e saj personale dhe financiare.

“Kjo kujdestari më vrau ëndrrat”, tha ajo në një postim të gjatë në Instagram. “Pra, gjithçka që kam është shpresa”.

Britney dëshiron t’i japë fund marrëveshjes, duke e quajtur atë abuzive.

Konservatoria [marrëveshja për kujdestari të karrierës], u vendos pasi babai i saj, Jamie Spears, kërkoi nga gjykata një autorizim ligjor mbi jetën e yllit pop, mes shqetësimeve për shëndetin e saj mendor.

“Unë nuk do të performoj në asnjë skenë me babanë që merret me ato që vesh, them, bëj ose mendoj”, shkroi Britney, e cila nuk ka performuar në publik që nga fundi i vitit 2018.