Botohet ‘Trilogjia gjermane’ nga Jusuf Buxhovi

Shtëpia Botues prizrenase, “Pena” ka botuar ditë më parë kompletin e romaneve – trologjinë e shkrimtari Jusuf Buxhovi, “Trilogjia gjermane”.

Kjo trilogji përfshinë romanet: “Vdekjet e kolonelit”, “Kujtimet e zonjës von Braun” dhe “Kodi i dashurisë”.

Buxhovi, i cili është edhe fitues i i çmimit kombëtar “Azem Shkreli” në vitin 2006, ka bërë të ditur përmes Facebook-ut  se romanet e përfshira në këtë trilogji janë botuar veç e veç në vitet 2005-2006.

“Përfshirja e tyre në kuadër të “Trilogjisë gjermane” ka të bëjë me një përpunim letrar përbrenda një koncepti të përbashkët tematik që i ndërlidh nga aspekti shpirtëror dhe historik”, ka shkruar Buxhovi në Facebook.

Promovimi i trilogjisë “Trilogjia gjermane” prite të bëhet javën e ardhshme më 31 tetor 2019 në Kafe “Kultplus” në Prishtinë.