Botohet pjesa e dytë e horrorit ‘Psycho’

Shkrimtari dhe kritiku i artit, Ilir Muhrremi ka botuar romanit “Psycho II”, që është vazhdim i pjesë së parë të romanit horror të këtij autori, “Psycho I”.

Ngjarja në “Psycho II” ka të bëjë me një personazh i cili vuan nga psikopatia. Ai vret nënën dhe gruan e tij. I torturuar nga e ëma dhe babai ai çregullon personalitetin dhe bëhet shumë i ftohtë ndaj realitetit.

Personazhi kryesor nuk është i dashuruar në gruan e tij. Ai dashuron nënën dhe në roman shfaqen skenat intime mes nënës dhe birit.

Në këtë pjesë autori është fokusuar edhe në elementet erotike të cilat janë të shprehura me shprehje të pa kursyera dhe gjuha direkte. Nisur nga dhuna dhe skenat e papërshtatshme ky roman nuk preferohet të lexohet nën moshën 18 vjeç.

Pas vrasjes, ai e imagjion se ende nënën e ka gjallë dhe vishet si ajo. Kompleksi i Edipit dukshëm dominon në pjesën e dytë të këtij romani.

Romani ‘Psycho” nga studiues dhe kritik letrarë cilësohet si ndër veprat e para horror në letërsinë shqipe.