Libri ‘Premtomë, baba’. Foto: SHB ‘Pema’

Botohet në Prishtinë një libër i Joe Biden

Në javën zgjedhore presidenciale të SHBA-ve, Shtëpia Botuese “Pema” në Prishtinë ka botuar librin e Xho Bajdenit (Joe Biden), “Premtomë, baba”.

Libri ka dal nga shtypi të shtunën që shkoi, në kulmin e fushatës zgjedhore që po zhvillohet në Amerikë, ku Biden po garon për postin e presidentit të SHBA-ve, kundër presidentin aktual, Donald Trump.

SHB “Pema” ka bërë të ditur përmes një njoftimin në Facbook se libri sjell përballjen e Bidenit me sëmundjen e djalit të tij Bo (Beau) e më pas vdekjen, në një kohë kur Joe ishe zv/president i SHBA-ve.

Në nëntor të vitit 2014, sipas njoftimit të SHB “Pema”, trembëdhjetë anëtarë të familjes Biden u mblodhën në Nantakit për Ditën e Falënderimeve, traditë të cilën e kishin mbajtur për dyzet vite me radhë; ishte e vetmja gjë e pandryshueshme e jetës që ishte bërë e mbingarkuar dhe plot tension.

“Dita e Falënderimeve ishte një mundësi e jashtëzakonshme për anëtarët e familjes Bajden që të gjenin kohë për t’u lidhur; një kohë e mirë për të reflektuar mbi të shkuarën dhe të asaj që e ardhmja mbante. Por, ky vit ishte i ndryshëm nga të tjerët. Djali i madh i Xho dhe Xhill Bidenit, Bo, ishte diagnostikuar me tumor malinj në tru pesëmbëdhjetë muaj më herët, dhe gjithçka ishte e pasigurt. “Premtomë, baba” i kishte thënë Bo babait të vet. ‘Ma jep fjalën që çfarëdo që të ndodh, do të jesh mirë’. Joe Biden ia kishte dhënë fjalën”, thuhet në njoftim.

“Premtomë, baba” flet për vitin që do të pasonte, i cili do të ishte viti më sfidues dhe më përjetues i jetës dhe karrierës së pashoq të Joe Bidenit.

Libri ‘Premtomë, baba’. Foto: SHB ‘Pema’