Instituti Albanologjik 1953-1955. Foto: Isa Vatovci

Botohet monografia për historikun e Instituti Albanologjik të Prishtinës e autorit Nuridin Ahmeti

Studiuesi Nuridin Ahmeti ka botuar ditë më parë monografinë “Instituti Albanologjik 1953-1955”, përmes së cilës sjellë historikun e viteve të para të themelimit të këtij instituti.

Instituti Albanologjik u themelua më 1 qershor 1953. Ky institut është institucioni më i vjetër shkencor në vend. Ai është mbyllur më 25 dhjetor 1955, për tu rithemelua më 28 shkurt 1967.

Qëllimi i botimit të kësaj monografie që përfshinë një periudhë kohore prej më se dy vjetëve është pasqyrimi dhe kontributi shkencor i këtij institucione, pasi siç thotë në hyrjet të librit, autori Ahmeti, kontributet shkrimore për të kaluarën e institucioneve tona kanë mbetur në nivelin e prezantimin të ndonjë botimi në formë katalogu që ka dalë kryesisht në përvjetorë dhe me të dhëna të kufizuara.

“Pengesat për ta realizuar këtë synim ishin nga më të ndryshmet, duke nisur që nga sigurimi i materialeve të nevojshme, etj. Dihet se dikur nuk ishte e lehtë qasja në dokumente arkivore, për t’i prezantuar kontributet e shumanshme të këtij institucioni dhe kjo, ndoshta, mund të jetë edhe njëra ndër arsyet pse nuk u botua deri sot një monografi e plotë për Institutin Albanologjik”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Studiuesi Nuridin Ahmeti – Dr, i Historisë

Libri është vlerësuar nga studiuesit shqiptarë. Hysen Matoshi, drejtor i Instituti Albanologjik, ka potencuar se puna studimore e Ahmetit lidhur me historikun e Institutit të Albanologjisë dhe përgjithësisht të albanologjisë në Kosovë shënon hapjen e kësaj çështjeje në një nivel serioz studimor.

Kurse, Sadriu Fetui shton se Ahmeti i ka hulumtuar edhe rrethanat shoqërore dhe sidomos ato kulturore që i kanë paraprirë themelimit të Institutit Albanologjik.

Instituti Albanologjik 1953-1955. Foto: Isa Vatovci