Libri ‘Kosova 1968-1990’. Foto: KALLXO.com.

Botohet monografia ‘Kosova 1968-1990’ e Shkodran Imerajt

Studiuesi Shkodran Imeraj ka botuar monografinë “Kosova 1968-1990”. Imeraj është bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë, “Ali Hadri” në Prishtinë.

Monografia  “Kosova 1968-1990” përbëhet nga katë pjesë të cilat trajtojnë rrjedhën politike në Kosovë nga shpërthimi i demonstratave viteve 1968-të, deri tek pushtimi i institucioneve kosovare nga Serbia deri te ndërtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të IH, “Ali Hadrit”, autori ka trajtuar edhe Plenumin e Brioneve të vitit 1966, demonstratat e 68, themelimin e institucioneve akademike e shkencor dhe të Universitetit të Prishtinës dhe statutin e Kosovës në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në bazë të Kushtetutës së vitit 1974.

Po ashtu autori ka trajtuar edhe demonstratat e vitit 1981 dhe pasqyrimi i tyre në shtypin e Kosovës.

“Në kreu e katër dhe të fundit, janë trajtuar zhvillimet politike në Kosovës gjatë periudhës 1989-1990, ku autori është fokusuar tek rrethanat në prag të heqjes së Autonomisë së KSA të Kosovës”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Libri ‘Kosova 1968-1990’. Foto: KALLXO.com.