Foto: KALLXO.com

Botohet libri për historikun e atletikës kosovare

Ish- atleti Ramadan Beshiri, ka botuar pjesën e dytë të librit “Atletika në Kosovë gjatë shekujve dhe dekadave”.

Libri përmbledhë historikun e zhvillimit të atletikës kosovare nga 1991-2020. Në libër jepen informacione lidhur me organizmin e sportit pas vitit 1991, themelimi i institucioneve dhe federatave sportive të Kosovës, si dhe organizimi i garave, në sportin e atletikës.

Po ashtu libri mbulon edhe zhvillimet e dekadën parë të pasçlirimit, avancimin e sportit të atletikës, organizmin e garave, sidomos përpjekjet dhe anëtarësimin e Federatës së Atletikës në organizatat ndërkombëtare.

Në 2019 Beshiri pata botuar pjesën e parë të librit, “Atletika në Kosovë gjatë shekujve dhe dekadave”.

Në këtë botim janë përfshin të gjitha aspektet më të rëndësishme të ngjarjeve në atletikë mes viteve 1946-2001.

Foto: KALLXO.com