Ballina e librit ‘Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880 - 1912), sipas dokumenteve të Meshihatit të Lartë Osman’

Botohet libri për dijetarët shqiptarë të Perandorisë Osmane 

Këto ditë doli nga shtypi libri “Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880 – 1912), sipas dokumenteve të Meshihatit të Lartë Osman”, i autorëve Sadik Mehmeti, Hatixhe Ahmedi dhe Ramadan Shkodra.

Libri përmbledh biografitë e 195 personaliteteve shqiptare që kanë dhënë kontribut në jetën arsimore, kulturore dhe fetare gjithandej ku vepruan, pra edhe në viset shqiptare.

Kontributi i dijetarëve shqiptarë është pasqyruara përmes dokumenteve të shumta arkivore osmane të kohës, të cilat ruhen nëpër arkivat e Turqisë dhe të cilat janë hulumtuar, identifikuar, grumbulluar, analizuar, deshifruar e interpretuar nga autorët.

Libri përfshinë dijetarët shqiptarë nga katër vilajetet shqiptare: Kosovë, Shkodër, Manastir, Janinë, që kanë vepruar në periudhën midis viteve 19880-1912.

Vitin 1880, autorët e kanë si përkufizim të parë, sepse pikërisht në këtë vit kanë filluar të kompletohen dosjet personale të nëpunësve të institucionit më të lartë fetar-arsimor të perandorisë, përkatësisht të Meshihatit të Lartë Osman, proces ky i cili ka vazhduar deri në përfundimin e Perandorisë Osmane më 1924.

Viti 1912, ndërkaq, është marrë si përcaktues përmbyllës i këtij harku kohor, sepse pikërisht në këtë vit Perandoria Osmane largohet nga trojet shqiptare.

Autorët kanë dhënë edhe numrin e dijetarëve për të gjitha qytetet e mëdha të vilajeteve shqiptare.

Libri është botuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).

 

Ballina e librit ‘Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880 – 1912), sipas dokumenteve të Meshihatit të Lartë Osman’