Botohet libri “Comentum” nga Ag Apolloni

Shkrimtari Ag Apolloni, ka botuar librin me të ri të quajtur “Comentum”.

Ky botim është vëllimi i parë i një serie me komente që profesori universitar po i bën mbi letërsinë dhe fenomenet letrare e kulturore.

“Zomb”, “Ulurima e ujkut”, “Zazen”, “Hamleti simbas Horacit”, “Paradigma e Proteut” janë disa nga librat më të njohur të tij.

Ky është libri i njëmbëdhjetë i këtij autori.

Ag Apolloni njëherazi është profesor në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2008.