Biblioteka Kombëtare, ekspozitë me imazhet shqiptare në miniaturë

Fotografi artistike me imazhe nga ambiente dhe monumente të veçanta shqiptare të shkrepura nga aparati i artistit Ramë Prenku vazhdojnë të qëndrojë të ekspozuara në Hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.

Ekspozita “Vepër në vete” e Prenkut është hapur të hënën e kaluar në kudër të Ditëve të Diasporës dhe do të qëndrojë e hapur deri të premten e ardhshme.

Në këtë ekspozitë personale, Prenku ka prezantuar fotografitë artistike duke sjellë copëza të natyrës shqiptare, monumenteve historike dhe të trashëgimisë dhe nga përditshmëria dhe aktualiteti.

Duke vlerësuar ekspozitën krijuesi Izet Avdyli ka shkruar se Prenku është fokusuar në pamjet e mrekullueshme të natyrës shqiptare trashëgimisë shqiptare, duke mos harruar edhe ato evropiane.

“Nuancat e ngjyrave, dritëhijet, shtrirja bëjnë që secila fotografi të flas me gjuhën e vet, kjo gjuhë gjuha e një artisti përmes së cilave nxjerr detaje interesante për adhuruesit e fotografisë”, ka shkruar Avdyli, për ekspozitën e Prenkut.