Beyonce. Foto: Screenshot.

Beyonce e fiton për herë të parë çmimin "Grammy" për Albumin më të mirë

Këngëtarja amerikane Beyonce ka fituar çmimin kryesor në natën e shpërblimeve Grammy, duke u laureuar për herë të parë në karrierë për albumin e saj country, “Cowboy Carter”, në një ceremoni ku pati edhe një letër të mbështetjes për Los Anxhelosin e dërrmuar nga zjarret e egra – raporton Agjencia e lajmeve Reuters.

Superylli ka triumfuar kundrejt Taylor Swiftit, Billie Eilishit dhe të tjerëve duke rrëmbyer trofeun që nuk e kishte, megjithëse gjatë karrierës ka fituar Grammy më shumë se çdo artist tjetër.

“Unë thjesht ndihem e përmbushur dhe shumë e nderuar. Kanë kaluar vite e vite.” – ka deklaruar Beyonce në skenë, duke qëndruar pranë së bijës, Blue Ivy Carter.

Fitorja e Beyoncet erdhi në nominimin e pestë në kategorinë e Albumit më të mirë. Ajo i fitoi të dielën mbrëma tre trofe – duke e çuar në përgjithësi numrin e tyre në karrierë në 35 sosh.

Reperi Kendrick Lamar, i cili fitoi incizimin dhe këngën më të mirë të vitit të kaluar të “Not Like Us” – një diss në përplasjen e tij me reperin dhe këngëtarin kanadez, Drake Lamar, i cili ishte nominuar në pesë kategori, ia ka dedikuar fitoret Los Anxhelosit, ku është mbajtur ceremonia. Ai ka thënë se qyteti do ta rimarrë veten pas zjarreve të muajit janar.

Chappel Roan është shpallur artistja më e mirë e re. Ajo u ka thënë studiove muzikore që t’i paguajnë muzikantët – duke mbuluar edhe përfitimet shëndetësore. Ajo ka treguar sesi vetë ajo ishte ndier dikur e “dehumanizuar” për shkak se nuk kishte sigurim shëndetësor.

Swift, e cila katër herë ka fituar çmimin për Albumin e vitit si askush tjetër dhe që ishte e nominuar për “The Torturet Poets Departament”, kësaj here nuk ia ka dalë të kapë vëmendjen e madhe. Ajo ka dalë një herë në skenë për të dorëzuar çmimin për Albumin më të mirë country që i shkoi Beyoncet.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com