Bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri, nesër në Prishtinë hapet ekspozita ‘After Party’

Në kuadër të bashkëpunimeve kulturore Kosovë – Shqipëri, nesër, më 27 janar 2022, hapet në Galerinë e Ministrisë së Kulturës ekspozita “After Party”.

Përmes një njoftimi në Facebook, Galeria e Ministrisë së Kulturës bën të ditur se kjo ekspozitë prezanton punën e Enkelejd Zonja dhe Vigan Nimani, kuruar nga Zef Paci.

Sipas njoftimit, ekspozita hapet në ora 19:00.

“Në këtë ekspozitë, që është përzgjedhë të shpaloset interesi në marrëdhënie me momentin historik të së kaluarës, dy artistët sjellin temat e kohës, kujtesës e perceptimit”, thuhet në njoftimin e Galerisë së MKRS-së.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 27 Prill 2022.