Baleti ‘Tanzminiaturen’ & ‘Tangata’ shfaqet sot në skenën e Teatrit Kombëtar

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq sot reprizën e baletit “Tanzminiaturen” & “Tangata”.

Kjo shfaqje me koreografi të Ricardo Fernando, jepet në ora 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Baleti “Tanzminiaturen & Tangata” përbëhet nga dy pjesë, “Tanzminiaturen”, me muzikë të J. S. Bach, që ka në vete lëvizje neoklasike dhe “Tangata”, me muzikë të Astor Piazzolla, e cila karakterizohet  me lëvizje me elemente të modernizuara tangos.

Premiera e  kësaj shfaqje është dhënë në tetor të vitit të kaluar.