Baleti 'Le Corsaire'  jepet sot në skenën e Teatrit Kombëtar

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje reprizën e baletit “Le Corsaire”, me koreografi të Izrael Rodriguez.

Baleti “Le Corsaire” është realizuar vitin që shkoi nga trupa e Baletit Kombëtar në një version më ndryshme të adaptuar nga koreografi Rodriguez.

Kjo shfaqje në tri akte, fillimisht u prezantua në Théâtre Impérial de l’Opéra në Paris,  në janar të vitit 1856, koreografinë e të cilës e kishte bërë Joseph Mazilier me muzikë të Adolphe Adam.

“Le Corsaire” vazhdon të bëjë jetën e sajë nëpër skenat e operave dhe baleteve në botë për shkaka të mesazheve dhe aktualitetit që bartë.