Skenë nga baleti ‘Aeon’. Foto: BKK.

Baleti Kombëtar të enjten jep shfaqjen ‘Aeon’

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq më 17.10.2024 baletin “Aeon”, me koreografi të Daniel Cardosos.

Shfaqja jepet në ora 20:00 në Amfiteatrin në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

“Aeon” është krijim i BKK-së, realizuar në bashkëpunim me koreografin e njohur botëror, Cardoso.

Premiera e kësaj shfaqje është dhënë në qershor 2024 në Prishtinë dhe në korrik në Lisbonë.