Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Baleti Kombëtar sjell këtë muaj premierën ‘Entre dos Aguas & Troy Game’

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq këtë muaj premierën e baletit “Entre dos Aguas & Troy Game”.

Kjo premierë me koreografi të Robert North, jepet më 15 prill 2021, në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja përbehet nga dy pjese, në “Entre dos Aguas” dhe “Troy Game”.

“’Entre dos Aguas’ është një pjesë me vajza dhe djem që veçohet për stilin dhe muzikën spanjolle. Ka një teknikë shumë specifike dhe lojë shumë të shpejtë e të vështirë. Ndërsa ‘Troy Game’ është një pjesë vetëm me meshkuj e inspiruar nga lojërat olimpike greke si dhe nga artet marciale japoneze e braziliane”, ka thënë për KALLXO.com, Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar.

Repriza e parë do të jetë më 16.04.2021.