Shfaqja "Recomposed" | Foto: Kallxo.com

Baleti Kombëtar shfaq sot reprizën e baletit ‘Recomposed’

Baleti “Recomposed”, me koreografi të Christophe Béranger dhe Jonathan Pranlas-Decsours jepet sot në mbrëmje, reprizë në skenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja nis në ora 20:00, ndërsa i referohet zhvillimeve aktuale që po kalon vendi, si dhe perspektivës për të ardhmen.

Kreshnik Musolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të Baletit të Kosovës, ka thënë se pas shfaqjes së sotem BKK-ja nuk do të ketë shfaqej deri më tre djketor.

“Ne sonte e kemi reprizën e shfaqjes ‘Recomposed’, pastaj deri me 03 dhjetor nuk kemi asnjë performance. Puna do te vazhdojë normalisht me ushtrime dhe prova për shfaqjen e re, gjithmonë duke respektuar masat e qeverise për parandalimin e COVID-19”, ka thënë Musolli për Kallxo.com.