FOTO : Baleti Kombëtar i Kosovës

Baleti Kombëtar nga java e ardhshme nis shfaqjet online

Baleti Kombëtar i Kosovës në javën e ardhshme do të nis transmetimin online të shfaqjeve.

“Pasi që masat për mbrojtjen nga COVID-19 do të vazhdojnë deri në afat të pacaktuar, Baleti Kombëtar i Kosovës do të filloj nga java e ardhshme transmetimin online të shfaqjeve çdo të Enjte në orën 19:00, duke filluar nga premiera e fundit dhe në vazhdim premierat paraprake”, thuhet në njoftimin e Baletit Kombëtar.

“Pushimi i Kalorësve” është shfaqja e parë livestream e cila do të transmetohet me 16 prill në ora 19:00.

Që nga 12 marsi me vendim të Qeverisë  për masat parandaluese të përhapjes së  COVID-19, të gjitha institucionet kulturore kanë anuluar shfaqjet teatrore, të baletit, koncertet, ekspozitat dhe aktivitetet tjera të cilat shfaqen me publikë.