Baleti Kombëtar kujton balerinin Hysen Podrimçakun

Baleti Kombëtar i Kosovës ka mbajtur sot një takim përkujtimor për balerinin Hysen Podrimçaku, i cili vdiq katër ditë më parë në moshë 66 vjeçare.

Balerinë, kolegë, familjarë e miq të të ndjerit gjatë këtij takimi sollën copëza kujtimesh për balerinin Padrmçaku, pjesëtarë i gjeneratës së parë të balerinëve të BKK-së.

 Ahmet Brahimja, ish- drejtor i BKK-së, balerinë dhe kolegë i të ndjerit ka deklarua se nuk e ka të lehtë të flas për kolegun me të cilin edhe hodhën themelet baletit klasik në Kosovë.

“Ceku (Hyseni) ishte bashkëshort dhe prind shembullore, një shokë, e një artist i mirë i numëron dhjetëra role të interpretuara në Balet dhe në Teatër”, ka thënë Brahimaj.

Ndërsa Floranca, vajza e të ndjerit Podrimçaku në emër të familjes ka falënderuar BKK-në dhe kolegët e babalit të saj për kujdesinë treguar në këtë rast.

“Ceku (hyseni) na ka frymëzuar me ndjenjën e atdhedashurisë, patriotizmit dhe artit e kulturës”, ka thënë ajo.

Balerini Hysen Podrimçaku ka vdekur më 23 dhjetor 2019 në moshën 66 vjeçare. Ai ishte pjesë e Ansamblit të Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës dhe i takon gjeneratës së parë të balerinëve kosovarë të cilët i vunë themelet e baletit klasik në Kosovë.

Podrimçaku ka lindur në Novosellë të Pejës më 1953. U shkollua në vendlindje dhe në shkollën e baletit në Shkup. I takon gjeneratës së parë të balerinëve me të cilët edhe është formuar Trupa e atëhershme e Baletit të Kosovës, më 1972.

Ka luajtur në shfaqet e BKK-së që nga themelimi e deri në ditët e sotme, duke u shquar në shumë prej roleve të interpretuara. Për shumë vjet ka qenë edhe profesor i baletit në shkollën e baletit në Prishtinë dhe Prizren.