Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.COM

Baleti Kombëtar jep sot shfaqje në Tetovë

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqë sot në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, baletin “Sisters”.

Shfaqja jepet në ora 19:00 në Qendrën e Kulturës.

Prezantimi i balerinëve kosovarë në Tetovë bëhet në kuadër të Festivalit “Meridians” që organizohet  nga shoqata “Artal – Citizens Association”.

Baleti “Sisters” me koreografi të Mehmet Balkan, kishte premierën në dhjetor të viti të kaluar, ndërsa i është dedikuar ish-drejtorit tashmë të ndjerë të BKK-së, Ahmet Brahimaj.