AShAK organizon koncert festiv për 12 vjetorin e shtetësisë së Kosovës

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të organizojë një koncert festiv dhe një ekspozitë për të shënuar 12 vjetorin shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ekspozita do të përmbajë vepra e artit nga koleksioni i AShAK-ut.

Përmes një komunikate për media, AShAK njofton se koncerti festiv dhe ekspozita për nder të Ditës së Pavarësisë do të mbahet të premten, më 14 shkurt 2020.

“Koncerti festiv dhe ekspozita do të mbahen më 14 shkurt 2020, në ora 19:00, në Galerinë e Akademisë”, thuhet në njoftimin e AShAK-ut.