Foto: KALLXO.com,

ASHAK mban konferencë shkencore për krimet e Serbisë në Kosovë

‘Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë gjatë luftës në vitet 1998- 1999. Forcat ushtarake, policore e paraushtarake të Serbisë kryen krime të tmerrshme, duke vrarë e dhunuar dhjetëra mijëra civil në Kosovës, zhdukur mijëra të tjerë më dhunë, që ende nuk dihet për fatin e tyre’.

‘Dëshmi e këtyre e krimeve janë qindra varreza masive të zbuluara në Kosovë e Serbi me kufomat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Shkatërrimet masive të pasurive të shqiptarëve, shtëpive, shkollave, bibliotekave institucioneve kulturore e fetare’.

Kështu thanë sot studiues shqiptarë dhe të huaj gjatë konferencës, “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë 1998-1999” që u mbajt sot në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Studiuesit, përmes kumtesave shpalosën fakte e dëshmi të shumta lidhur me krimet që kreu aparati policor e ushtarak i Serbisë në Kosovë.

Sipas studiuesve nga këto struktura gjatë luftës së vitit 1998/99 u varën mbi 10 mijë shqiptarë të Kosovës, në mesin e tyre mbi 1 mijë fëmijë, u dhunuan 20 mijë gra.

Akademik Isa Mustafa, ish- kryeministër dhe kryetar i LDK-së, në emër të këshilli organizativ, tha se qëllimi i kësaj konference është dëshmimi përmes fakteve shkencore e historike për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Objekti themelor i kësaj konference është dëshmimi i së vërtetës shkencore e historike për krimet serbe në Kosovës që mos përtëriten kurrë dhe kryerësit e këtyre krimeve të përgjigjen para drejtësisë si parakusht për paqe në këtë pjesë të Evropës”- tha ia.

Ndërkaq, kryetari i ASHAK- Mehmet Kraja, tha gjatë fjalës së tij se Kosova nuk i ka bërë si duhet punët për identifikimin e krimeve.

“Rreth identifikimit të masakrave me prapavijë gjenocidale mund të them se disa gjëra i kemi bërë mirë, por  jemi vonuar me një instituti të pajisur mirë dhe të kompletuar me kuadër profesionist me ekspertë të kriminalistikës, jurist e ekspertë mjeko-ligjor, punët tona deri më tani kanë mbetur në nivel amator”- tha ai, duke bërë me faj edhe klasën politike në vend se çështjen e krimeve e kanë përdorur për përfitime  politike. Ndërsa tha se ASHAK-u ka pasur kërkesë për të iniciuar zhbërjen e Dhomave të Specializuara, por tha se Akademia nuk ka mandat për nisma të tjera.

Akademik Jusuf Bajraktari, gjatë prezantimit të kumtesës së tij “Veprimet gjenocidale të pushtetit serb e jugosllav ndaj shqiptarëve në periudhën 1912-1966”, pohoi se kavalli i krimeve ndaj shqiptarëve filloi me marshimin e ushtrive serbe e malazeze mbi trojet shqiptare në tetor të 1912.

Kurse, studiuesi norvegjez, Josef Martinsen, gjatë prezantimit të kumtesës së tij “Gjenocidi në Kosovës bazuar në dokumentacionin tim” ku dëshmohen mjaftë krime të kryera nga Serbia, tha se paqja dhe pajtimi ka kuptim vetëm pas zbulimit të së vërtetës për ngjarjet e luftës. “Në këtë dokumentacion ekziston një numër i konsiderueshëm i fakteve që flasin për dhunën, vrasje, masakra, dhunime, varreza masive, persona të zhdukur, të pagjetur të cilët i kam siguruar gjatë kërkimeve për të shkruar një libër rreth trupave të gjetur në puse të Kosovës”- tha ai.

Studiuesja e së drejtës penale në Universitetin e OXFORD-it, Rudina Jasini tha gjatë fjalës së saj, se Gjykata e Hagës, (Dhomat e specializuara të Kosovës) tha se do të ketë pasoja për Kosovën, duke e quajtur të padrejtë themelimin e saj. Ai jo u tregua e rezervuar sa i prekt kësaj gjykate, pais siç tha edhe vetë është pjesë e mbrojtjes së njërit prej të akuzuarve në atë gjykatë.

“Krijim i kësaj gjykate është ‘sui generis’ dhe nuk ka ngjashmëri me asnjë gjykatë në gjithë kthetrin e drejtësisë ndërkombëtare penale. Kjo gjykatë është një institucion paradoksal për nga mënyra si është strukturuar dhe si funksionon dhe një gabim që është bërë, dhe do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për Kosovën”- tha ajo, gjatë kumtesës së saj, “Pjesëmarrja e viktimave si palë në proceset penale ndërkombëtare”.

Një kumtesë me interes prezantoi edhe Amor Masoviq, kryetar i Komisionit Federal të Bosnjës për Personat e Zhdukur, duke bërë një paralele mes krimeve serbe në Bosnje dhe Kosovës.

Ai tha se si në Kosovës ashtu dhe në Bosnje u kryen krime të rënda ndaj civilëve, duke prezantuar edhe fakte. “Shembulli më makabër i masakrave të kryera nga serbët është rasti i një të riu boshnjak, Gjatë luftës në Bosnje kur gjymtyrët e trupit të tij u gjetën në disa varreza të ndryshme”- tha ai.

Gjatë kësaj konference janë prezantuar edhe kumtesa tjera për krimet që Serbia kreu jo vetëm gjatë viteve 1998/99, por edhe më herët.

Kumtesat e prezantuara do të botohet në një libër të veçantë bashkë me rrëfimet e të mbijetuarave  të makarave të Serbisë në Kosovës.

Në fillim të konferencës është shfaqur edhe filmi dokumentar “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, realizuar në bashkëpunim mes ASHAK-ut dhe RTK-së.

Foto:KALLXO.com.

 

Foto: KALLXO.com.